VOX EFEKTI Drejtori i Spitalit të Mitrovicës merret në pyetje për audioincizimin komprometues

Drejtori i Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha ishte dëgjuar teksa përmend shuma të majme parash, vetura e pushime luksoze në bashkëbisedim me një person tjetër.

VOX EFEKTI Drejtori i Spitalit të Mitrovicës merret në pyetje për audioincizimin komprometues

Drejtoria e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës kanë intervistuar drejtorin e Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berishën. Intervistimi i tij vjen pas stories së VOX Kosovës në lidhje me një incizim ku ai dëgjohet teksa në bashkëbisedim me një person tjetër përmend shuma të mëdha parash, pushime luksi e vetura.

“Drejtori i Spitalit dhe një person tjetër janë intervistuar për këtë rast. Rasti po hetohet në koordinim me Policinë e Kosovës. Këto të dhëna mund të i ndajmë me ju në këtë faze”, i tha VOX Kosovës, Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

Çka kishte raportuar VOX Kosova?

Zëri që po dëgjoni është i Gëzim Berishës, drejtorit të Spitalit në Mitrovicë.

Kjo është gjuha që ai ka zgjedhur ta diskutojë një mosmarrëveshje me V. Demiraj, një punëtor të këtij institucioni publik, të cilin dëshironte ta largonte nga puna.

Berisha: Dëgjo unë me dhanë dorëheqje nesër. E bëj këtë sakrificë për juve. Çka bëni ju për mu në qoftë se drejtori tjetër e shkëput?

Demiraj: Vallahi s’ta ka shkëput asnjo qitu.

Berisha: Çka po unë ti po merrum hajde tubojna.

Demiraj: Qe me ka 1 mijë euro.

Berisha: Jo jo 1 mijë janë pak. 10 mijë a 20 mijë a. Çka po don me 1 mijë euro me hi me u fëlliqë për këtë punë? 1 mijë euro i marr qitash unë. Ja ja shumë po merrem vesh hajde. Po merrem vesh fort kështu.

Në audioincizim drejtori dëgjohet tek përmend edhe vetura e pushime luksi.

Demiraj: Me çka? Qe me kah një kerr.

Berisha: Po merrem vesh fort.

Demiraj: Qe Audi-në.

Berisha: Nal te shoh Audi-në.

Demiraj: A6-shin.

Berisha: Ja ja e vogël o kjo. Najo të madhe. Shumë du, shumë.

Demiraj: Cili drejtor që të vjen qitu në Mitrovicë nuk ko me e shkëput këtë kontratë. Qe një deti e ki.

Berisha: Ja ja deti mos bo…dy ditë punoj shkoj n’deti. Shumë shumë.

Por, Berisha mohon të ketë kërkuar ryshfet nga Demiraj apo çfarëdo favori financiar.

Thotë se bisedat për shuma parash, vetura e pushime luksoze u bënë jo në formë kërkese, por një lloj basti që kinse cilido drejtor që të vijë pas tij, do t’ia shkëpuste kontratën punëtorit në fjalë bazuar në vendimin e gjykatës që atë e kishte nxjerrë fajtor.

“Ajo është një bisedë më pak se 1 minutëshe e një takimi miqësor që kam pasë me anëtarët e familjes Demiraj. Dosjen e tij e kam pa në tavolinë dhe më është rekomanduar nga institucionet më të larta që ta marr seriozisht këtë lëndë dhe të merrem me të. Pasi i kemi konsultuar të gjithë këto si menaxhment, knej kemi konkluduar se te ky rast duhet të zbatohet konform këshillave, Ligji për Zyrtarët Publikë neni 73 pika 1.6 që duhet t’iu shkëputet kontrata”, sqaron Berisha për VOX Kosova.

“Si mund të kërkoj favore financiare të rrezikoj veten me shku n’burg? Thashë kjo ka qenë në kuadër një zhargoni popullor që na e bisedojmë vazhdimisht, hajde po lidhum me kusht që drejtori pas meje a ka me të shkarku a s’ka me të shkarku. Dhe në bisedë e sipër duke qenë se ne jemi miq, hajde po lidhem me 1 mijë euro, hajde me 2 mijë hajde me një veturë, njo ma të madhe njo ma të vogël”, shton Berisha.

Në vendimet e gjykatës që ka siguruar Vox Kosova, del se punëtori për të cilin bëhet fjalë, V. Demiraj ishte shpallur fajtor për veprën penale të konfliktit të interesit më 27 nëntor të vitit 2024.

I njëjti ishte degraduar në pozitë në Spitalin e Mitrovicës për çka gjykata e kishte konsideruar si rrethanë lehtësuese duke mos rekomanduar masë shtesë, apo largim nga puna.

Pak kohë më pas, atij i ishte shkëputur krejtësisht kontrata si punëtor i rregullt aty.

Demiraj s’ka pranuar të flasë në kamerë, por ka mohuar të ketë raporte miqësie me Berishën.

LAJME

KAPJA E EGËR E SHTETIT Në VV janë bindë se sa më shumë krim aq më shumë vota

RINUMËRIMI Gati 15 mijë vota diferencë nga numërimi fillestar

ZGJEDHJET LOKALE Peci emëron Drejtore në Komunë motrën e Prokurorit që hetoi keqpërdorimin e votave në Mitrovicë

FAKT YOU

MASHTRIMI I MADH Gënjeshtra e Albin Kurtit për Padinë për Gjenocid ndaj Serbisë

MJESHTËRIA E HUMBJES Si po ia mundëson Lumir Abdixhiku fitoret mbi 50% Albin Kurtit

Ekskluzive EKSKLUZIVE

QOSHEVE ME FASHIZMIN Edhe Xhelal Sveçla takohej me ministrin e Vuçiçit dhe ekstremisten serbe në Zvicër

DHOMA SPECIALE

PA LIRI Veselit, Selimit e Krasniqit u vazhdohet paraburgimi pak ditë para fjalëve përfundimtare

KARMA SPECIALE Jack Smith e Nicolas Guillou – nga përndjekës të UÇK-së në të hetuar e sanksionuar nga SHBA-të

GODITJE SMITHIT “U mësua në Hagë…” – Washington Post editorial për qëndrimet e pakëndshme të Jack Smith-it për “fjalën e lirë”

INTERVISTA

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin

Ekskluzive Si u bë shef militanti i Vetëvendosjes/ përfshirja e Albulena Haxhiut, flet në detaje Drejtori i Burgjeve, Ismail Dibrani