“Disa nuk ngihen me pushtet edhe kanë tendenca autokratike. E këta, për fat të keq, ende besoj që kanë me i shfrytëzu të gjitha mundësitë për me na dërgu drejt autokracisë”, ka thënë Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pasi që ka votuar në qendrën e tij të votimit në Fakultetin Ekonomik, derisa i ka ftuar qytetarët që të votojnë “mençur”.
Rama theksoi se demokracia “nuk është diçka që na ka pikë prej qiellit”. “Është një proces që është fitu me gjak. Është fitu me sfida të ndryshme”.
“Prandaj, edhe nuk duhet me trajtu si të mirëqenë. Sot është dita ku secili qytetar duhet me shfrytëzu të drejtën edhe forcën, fuqinë e vet për me votu për një shtet demokratik. Me votu kundër tendencave autokratike. Me votu për gjëra që janë procese që e çojnë këtë vend përpara”, shtoi ai.
“Pra, ata që besojnë që i ndihmojnë vendit tonë në proceset demokratike, në zhvillimet demokratike të shtetit tonë me partnerët tanë ndërkombëtar, pra me një zhvillim të hovshëm të cilin Kosova mundet me pasë”.
Ai kërkoi që shteti t’i lihet në duar atyre “që dinë, që dojnë, që munden edhe i shtyjnë proceset përpara”.
I pyetur nëse beson që mund të ketë sërish zgjedhje parlamentare, ai theksoi se “për fat të keq, mendoj që do të kemi prapë zgjedhje, varësisht prej rezultatit”.
“Për këtë arsye, është me rëndësi shumë të madhe që sot qytetarët të dalin masovikisht dhe ta shfrytëzojnë mundësinë për votën e lirë”.
Rama kërkoi që të luftohet “autokracia, apo tendencat autokratike, ku pushtetarë të ndryshëm mundohen me i kap të gjitha institucionet”. “Kjo është tregu në vende të ndryshme të botës që këso tendecash autokratike vetëm bijnë gjëra negative, pra e zhbëjnë vendin, krijojnë varësi”.
“Prandaj, është më rëndësi shumë të madhe që sot ta përdorim votën në mënyrë shumë të mençur, të mendojmë për të ardhmen tonë, për fëmijët tonë…”, deklaroi i pari i kryeqytetit ndër të tjera.









