Partia pro-evropiane që udhëheq me Moldavinë ka arritur të nxjerrë një fitore të rëndësishme kundër grupit pro-rus në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën të dielën e 28 shtatorit, duke e mbajtur Moldavinë edhe për pak larg orbitës së Moskës.
Me më shumë se 99% të votave të numëruara, Partia e Veprimit dhe Solidaritetit (PVS) ka pasur 49.99% të votave me Bllokun Patriotik që arriti të grumbullojë 24.48% të votave, me një narrativë kryesisht kundër lidhjeve të ngushta me Brukselin.
Parashikimi për ndarjen e votave të mbetura parasheh se PVS-ja mund të sigurojë mazhorancën që i duhet në parlamentin prej 101 ulësesh, duke evituar edhe koalicione të luhatshme e duke e mbajtur Moldavinë në rrugë drejt BE-së.
Forca të tjera që kanë hyrë në parlament janë partia nominalisht pro-evropiane, Alternativa dhe partia populliste “Partia Jonë”, me nga 8 dhe 6.2% respektivisht.
Një numërim zyrtar pritet të ndodhë më vonë gjatë kësaj të hëne.









