Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pasi ka votuar së bashku me bashkëshorten e tij ka thënë se zgjedhjet në Kosovë gjithmonë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë një festë e madhe e demokracisë.
“Janë ditë kur vendimmarrja i kthehet qytetarëve për katër vitet e ardhshme. Le të shpresojmë që Kosova do të jetë sërish shembull në organizimin e zgjedhjeve”, tha Abdixhiku para gazetarëve.









