Seanca për Zgjedhjen e Presidentit do të vazhdojë në orën 14:00. Ky është vendimi që kumtoi Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, sot në Parlament pasi që u tentua që sërish të nisë votimi për të parin e shtetit, pa pasur kuorum.
Ajo ju bëri thirrje deputetëve të opozitës të paraqiten në sallë duke thënë se e kanë obligim ta bëjnë një gjë të tillë, pavarësisht se vendimi i Gjykatës Kushtetuese, thekson qartë vullnetin e lirë të deputetëve.
Dokument:

Vetëvendosje nisi mbrëmë(27 prill, e hënë) votimin për President, pavarësisht se në sallë nuk ishin 80 deputetë, ashtu siç Kushtetuta e kërkon.
Gjatë seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentes, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Naim Bardiqi është fotografuar duke komunikuar në telefon lidhur me zhvillimet në sallën e Kuvendit.
Sipas fotografisë së publikuar nga Ekonomia Online, në mesazhin e tij deputeti përdor shprehjen “karate”, duke lënë të kuptohet për mënyrën e zhvillimit të procesit të votimit, ndërsa përmend edhe mundësinë që çështja të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese.
“Po e zgjedhim ‘karate’, pastaj të shohim çfarë thotë Kushtetuesja”, thuhet në mesazhin e kapur nga kamera.









