Interpretimi Presidencial Osmani për votimin e fshehtë: Kushtetuesja s’thotë jo, por duhet konsensus

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese, do të ketë “pasoja juridike”.

Interpretimi Presidencial Osmani për votimin e fshehtë: Kushtetuesja s’thotë jo, por duhet konsensus

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës

Në leximin e saj të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për bllokadën në Kuvend, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se votimi i fshehtë lejohet, por se duhet të ketë konsensus në mes të deputetëve për këtë procedurë të votimit.

“Konstatimi i ekipit tim ligjor me të cilin unë pajtohem është që në qoftë se lexohet në tërësi aktgjykimi votimi i fshehtë nuk përjashtohet si mundësi, megjithatë për të kërkohet konsensusi i deputetëve”, tha Osmani para gazetarëve të premten.

Megjithatë, ajo ka theksuar se nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese, do të ketë “pasoja juridike”.

“Unë do të planifikoj që në qoftë se nuk ka konstituim të Kuvendit shumë shpejt që t’i drejtohem Gjykatës me kërkesë për sqarim në lidhje me atë se çfarë pas 30 ditësh”, shtoi.

Vendimi i Kushtetueses – i publikuar më 26 qershor – ndonëse i njëjtë për të gjithë, u interpretua ndryshe nga partia në pushtet, e ndryshe nga opozita. Të gjitha palët pretenduan se Kushtetuesja u dha të drejtë qëndrimeve të tyre.

Kundërshtime pati sa i përket procesit të votimit të fshehtë, i iniciuar nga VV. Pushteti thekson se Kushtetuesja nuk e shpalli anti-kushtetues këtë proces, derisa opozita vlerëson se e shpalli anti-kushtetues.

Që nga mbajtja e seancës së parë konstituive më 15 prill, janë mbajtur 41 seanca për këtë proces, mirëpo pavarësisht kësaj partitë politike nuk kanë arritur të zgjedhin kreun e legjislativit.

Osmani të mërkurën dhe të enjten ka zhvilluar konsulta me partitë politike për bllokadën në Kuvend.

LAJME

“QITNI SUBVENCIONET” Ministria e Bujqësisë ende nuk ua ka dhënë paratë mijëra fermerëve përfitues

REZERVAT SHTETËRORE “Rozeta Hajdari është dhe ndjehet fajtore”

LISTA PËR MARRE 10-shja e Albin Kurtit me dhjetëra skandale

FAKT YOU

LISTA PËR MARRE 10-shja e Albin Kurtit me dhjetëra skandale

Ekskluzive EKSKLUZIVE

REGJIMI Zyrtarja mes lotësh, drejtori ilegal i Çekut e detyroi të nënshkruajë kundërligjshëm emërimin e tij

HIPOKRIZIA KALON 1.2 miliardë euro mallra nga Serbia në qeverinë e atyre që rrëzonin kamionë e bllokonin kufij

DHOMA SPECIALE

SHTET N’VETI Për 9 vjet, rreth 406 milionë euro buxhet për Gjykatën Speciale

DËSHMIA AMERIKANE Hill thotë se ndjeu përgjegjësi morale të shkojë në Hagë në anën e Thaçit

BETEJA 2 Gjyqi i ri ndaj Thaçit në Speciale nis më 24 shkurt, do të zgjasë dy javë

INTERVISTA

INTERVISTË ME ALI AHMETIN – HAGA DHE ZGJEDHJET NË MAQEDONI

“NGA KUSH U PAGUA?” Xhavit Haliti kërkon dorëheqjen e Dimal Bashës

Intervistë me Avdullah Hotin: Albin Kurti do kaos