Delegatët e Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë vendosur që votimin për votëbesimin ndaj Kryetarit Lumir Abdixhiku, ta bëjnë në mënyrë të fshehtë.
Kuvendi i LDK-së, që është thirrur për të shqyrtuar dorëheqjen e Abdixhikut, i cili ofroi dorëheqjen për shkak të rezultatit të dobët në zgjedhjet nacionale të 28 dhjetorit, ka filluar punimet në ora 12:00.
Fillimisht, Abdixhiku mbajti në fjalim, ku ndër të tjera mori përgjegjësinë për humbjen në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe sulmoi ata që i kanë kërkuar dorëheqjen, dhe më pas punimet u mbyllën për publikun.
Në një konferencë për media, pas publikimit të rezultateve preeliminare më 28 dhjetor, Abdixhiku, në gjendje të rënduar ishte shprehur i gatshëm që të jap dorëheqje nga pozita e Kryetarit të LDK-së.
Por, më pas ai tha se e ofron dorëheqjen dhe i mbetet Kuvendit të LDK-së që të vendos nëse do t’ia pranojë apo jo, derisa filloi sulmet ndaj gjithë kritikëve të tij.
Nga ana tjetër, Avdullah Hoti shpalli kandidaturën e tij për kryetar të partisë më të vjetër në vend, pasi që konsideron se dorëheqja e Abdixhikut është punë e kryer dhe nuk ka nevojë për një proces votëbesimi.









