Duket se qeveria e pakicës në Francë do të rrëzohet kur kryeministri François Bayrou do ta mbajë votëbesimin me rrezik të lartë muajin e ardhshëm mbi shtrëngimin jopopullor prej 43.8 miliardë eurove të buxhetit shtetëror.
Bayrou ka dërguar shok nëpër krejt establishmentin politik francez të hënën kur ai tha se do të mbledh ligjbërësit për një mbledhje të jashtëzakonshme më 8 shtator, dy javë para se ata do të ktheheshin në punë.
“Kur shtëpia po digjet ose kur je duke u fundosur, duhet ta kuptosh situatën”, tha Bayrou. “Unë nuk do ta lë vendin tonë të fundoset në këtë rrezik, sepse liria jonë është në rrezik”.
Bayrou po kalkulon që ligjbërësit së paku do të pajtohen që situata financiare në Francë ka nevojë për korrigjim, por gjasat duken të pakta. Liderë nga të gjitha anët veç se janë zotuar se do të mbështesin rrëzimin e qeverisë.
Për të mbijetuar, kryeministri ka nevojë për votën e socialistëve në mbështetje të qeverisë së tij, një skenar që lideri i kësaj partie Olivier Faure e ka hedhur poshtë në një intervistë për Le Monde.
“Është natyrisht e pakonceptueshme që socialistët të votojnë në favor të kryeministrit”, ka thënë Faure.