Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.
Deri tani, kandidati më i votuar është prirësi i Listës së Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili deri tani ka 105,706 vota.
Pas tij, në listën e LVV-së është Glauk Konjufca me 82,957 vota, Albulena Haxhiu me 42,125 vota, Hekuran Murati me 42,125 vota dhe listën e pesëshes më të votuar në VV e përfundon Donika Gërvalla me 38,638 vota.
Në ndërkohë, në Partinë Demokratike të Kosovës me numër të votave po performon mirë Përparim Gruda me 32,306 vota, i cili është i dyti pas Bedri Hamzës si prirës i listës me 52,372 vota.
Numri tre më i votuar në PDK deri tani është Arian Tahiri me 28,381 vota, pasuar nga Uran Ismaili me 25,512 vota, e në vendin e pestë, Sala Jashari me 17,580 vota.
Sa i përket Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i prin listës me 33,748 vota. Kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, me diferencë të vogël është i dyti me 30,686 vota.
Në vendin e tretë të LDK-së qëndron Doarsa Kica-Xhelili me 23,869 vota. E në vendin e katërt është Hykmete Bajrami me 18,895 vota dhe në vendin e pestë Avdullah Hoti me 17,294 vota.
Ndërsa në pesëshen e AAK-së prin kryetari i ri i saj, Ardian Gjini, me 17,167 vota. Numri dy më i votuar deri tani është Ramush Haradinaj me 15,434 vota, pasuar nga vëllai i tij Daut Haradinaj me 11,754 vota. Në vendin e katërt të AAK-së është Besnik Tahiri me 10,200 vota dhe në vendin e pestë është Bekë Berisha me 8,322 vota.









