Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 28 dhjetorit është duke vazhduar. Deri më tani janë numëruar 25 për qind të votave me postë, e ku Lëvizja Vetëvendosje është duke prirë me një diferencë të thellë.

Sipas rezultateve zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, VV është duke kryesuar bindshëm me 69.52 për qind të votave, apo 4 mijë e 327 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 11.28 për qind, apo 702 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nga ky lloj i votimit, renditet e treta dhe ka grumbulluar 9.43 për qind, apo 587 vota.

Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës që renditet e katërta, ka siguruar 8.13 për qind, apo 506 vota.

Sipas rezultateve të përmbledhura deri më tani, VV-ja ka marrë 50.16 për qind, PDK-ja 20.66 për qind, LDK-ja 13.42 për qind dhe AAK-ja 5.6 për qind.