Me 23.08 për qind të numëruara të votave me postë Lëvizja Vetëvendosje renditet partia e parë bindshëm.

Sipas rezultateve zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri më tani kjo parti ka marrë 69.82 për qind, apo 9 mijë e 119.

E dyta renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 16.92 për qind apo 2 mijë e 210 vota.

E treta është Partia Demokratike e Kosovës me 6.71 për qind apo 876 vota.

E katërta Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 4.36 për qind apo 570 vota.

Ndërsa, sipas rezultateve të përmbledhura deri më tani VV ka siguruar 44.69 për qind, PDK-ja 20.48 për qind, LDK-ja 17.26 për qind dhe AAK-ja 6.96 për qind.

Në bazë të rezultateve të deritanishme, VV ka marrë 51 deputetë, PDK 23, LDK 19 dhe AAK 7.