Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 28 dhjetorit është duke vazhduar. Deri më tani janë numëruar 31.58% për qind të votave me kusht, e ku Lëvizja Vetëvendosje është duke prirë me 49.81 për qind, apo 1 mijë e 313.

Sipas rezultateve zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 20.45 për qind, apo 539 vota.

Nga ky lloj i votimit, Lidhja Demokratike e Kosovës është e treta me 11.65 për qind, apo 307 vota.

Ndërsa, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës renditet e katërta, ka siguruar 8.95 për qind, apo 236 vota.

Sipas rezultateve të përmbledhura deri më tani, VV-ja ka marrë 50.67 për qind, PDK-ja 20.43 për qind, LDK-ja 13.33 për qind dhe AAK-ja 5.53 për qind.