Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i votave me postë, të cilat kanë ardhur në Kosovë nga votuesit që jetojnë në vende të ndryshme të botës.
Sipas rezultateve, shumicën dërrmuese të këtyre votave e ka marrë Lëvizja Vetëvendosje me 72.94%, ose 60,003 vota.
E dyta renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 12.01%, ose 9,881 vota, ndërsa e treta Partia Demokratike e Kosovës me 8.21%, ose 6,758 vota.
Në vendin e katërt është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 4.19%, ose 3,444 vota.
Këto vota kanë ndikuar edhe në shpërndarjen e mandateve në Kuvendin e Kosovës, duke i shtuar Vetëvendosjes 5 vende për deputetë krahasuar me rezultatin preliminar të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Sipas kësaj llogaritjeje, PDK-së i takojnë 22 mandate, LDK-së 18 mandate, ndërsa AAK-së 7 mandate.
Pa u numëruar plotësisht kanë mbetur edhe votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.









