“Gjithmonë kundër bashkëpunimit me Albin Kurtin, unë për atë edhe votohem”, kaq thjesht dhe qartë e ka thënë deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, kur është pyetur për qëndrimin e tij rreth kandidatit për President, Bekim Sejdiu.

“Asnjëherë. Gjithmonë kundër bashkëpunimit me Albin Kurtin. D.m.th., është gjë e njohur. Unë për atë edhe votohem”, tha ai për Ulpiana Press.

Shala është një ndër gjashtë deputetët e zgjedhur të LDK-së që ia kanë kumtuar partisë se nuk kanë vota për Bekim Sejdiun si President të vendit, emër i propozuar pas marrëveshjes së arritur nga Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku.

Video nga Ulpiana Press.