Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar ndryshimin dhe plotësimin e planit të aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, duke shtyrë përpara fillimin e votimit me postë.
Sipas vendimit të KQZ-së, votimi me postë, i cili ishte planifikuar të niste më 25 maj 2026, tashmë do të fillojë më 21 maj 2026.
Ky ndryshim është bërë pas njoftimit nga kontraktori për shërbime postare, i cili ka bërë të ditur se kompania DHL dhe disa shërbime postare në vende të ndryshme evropiane nuk do të operojnë më 25 maj për shkak të një feste zyrtare. Për këtë arsye, gjatë periudhës 22–26 maj nuk do të ketë shpërndarje dhe pranim të dërgesave postare.
“KQZ ka ndërmarrë këto aktivitete për të shmangur vonesat në dërgimin dhe pranimin e pakove me fletëvotime, duke mundësuar që procesimi dhe dërgimi i tyre për votuesit e regjistruar për votim me postë të bëhet më herët”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.









