Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të mërkurën e 15 tetorit do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Në Prishtinë, ajo do të takohet me presidenten Vjosa Osmani si dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Ndërkaq këtë të martë ajo do ta vizitojë Bosnje Hercegovinën dhe do të marrë pjesë në Sarajevë në një takim me anëtarët e Presidencës së këtij vendi.

Të hënën, Von der Leyen vizitoi Shqipërinë dhe Malin e Zi.

Të mërkurën në mëngjes, ajo do të jetë në Serbi ku do të takohet me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.