Lideri i partisë pro-ruse së Rimëkëmbjes, Kostadin Kostadinov, u filmua tek bllokonte derën e një veture në Sopot, gjatë një vizite të presidentes së Komisionit evropian, Ursula von der Leyen të dielën.
Nacionalistët e partisë së rimëkëmbjes tentuan të privonin kryekomisionerën nga hyrja në një bazë të armëve në qytetin e Sopotit në Bullgari, duke sulmuar një veturë në të cilën ata që ishin mbledhur aty besonin se ndodhej von der Leyen.
Kostadin Kostadinov, që më herët kishte bërë thirrje për largimin e Bullgarisë nga NATO, organizoi protesta e demonstrata me një parti tjetër nacionaliste, Velichie, në Fabrikën e Inxhinierisë së Makinerive në kundërshtim të rrugës evropiane të Bullgarisë dhe me kërkesë të mbrojtjes së sovranitetit kombëtar.
Kostadinov u filmua tek bllokonte një automjet të zi, duke pretenduar se policia bullgare që po tentonte t’i tejkalonte protestuesit për ta hapur rrugën e veturës – “deshën ta shkelnin”.