VJEDHJA E VOTAVE Prokurorja Pula: Komisionerët e të gjitha partive të mëdha janë të përfshirë

“Nuk mund të thuhet ende se si ka qenë e organizuar, por dihet se përfaqësuesit që kanë qenë në numërimin e votave i përkasin të gjitha subjekteve politike", thotë Pula.

Koordinatorja nacionale e zgjedhjeve nga Prokuroria e Shtetit, Laura Pula, në një intervistë për VOX Kosova ka thënë se ka dyshime se komisionerët e të gjitha partive janë përfshirë në vjedhje të votave në Prizren.

“Hetimet do të shkojnë deri në fazën e fundit, me qëllim që të zbulohet se si komisionerët kanë hequr ose kanë shtuar vota për kandidatë të caktuar. Si pasojë, disa mund ta humbin mandatin e deputetit, ndërsa disa të tjerë mund të përfshihen në listat përfundimtare për deputetë”, tha Pula.

Prokurorja theksoi se është ende herët për të konstatuar nëse kemi të bëjmë me një skemë të organizuar nga të gjitha partitë politike.

“Nuk mund të thuhet ende se si ka qenë e organizuar, por dihet se përfaqësuesit që kanë qenë në numërimin e votave i përkasin të gjitha subjekteve politike, katër më të mëdhatë, sipas rregulloreve të KQZ-së. Prandaj, pasi të përfundojë i gjithë procesi i rinumërimit dhe të dalim me rezultate dhe hetime konkrete, atëherë do të shqyrtohet si e mundshme çdo lloj skeme e përgatitur paraprakisht”.

“Një dukuri e tillë ka qenë evidente edhe në vitin 2010, kur ka pasur vjedhje brenda subjekteve politike, e ashtuquajtura ‘vjedhje brenda llojit’. Pra, përderisa nuk preken votat e subjekteve politike, por vetëm votat e kandidatëve për deputetë, atëherë është cenuar vullneti i lirë i qytetarëve për të kredituar deputetin për të cilin kanë votuar”.

LAJME

DREJTËSI, JO POLITIKË Liria ka Emër fton qytetarët të marrin pjesë në marshin në mbrojtje të UÇK-së

VËMENDJE NDËRKOMBËTARE Mediat e huaja: Verdikti për ish-krerët e UÇK-së do ketë ndikim rajonal dhe evropian

QEMAJL ÇLIRIMTARI 89 tenderë i fiton kompania e nipit të asamblistit të Vetëvendosjes nga Komuna e Shtimes

FAKT YOU

QEMAJL ÇLIRIMTARI 89 tenderë i fiton kompania e nipit të asamblistit të Vetëvendosjes nga Komuna e Shtimes

Lidhja e (pa)dukshme Dega e kompanisë së Vuk Hamoviç-it në Tiranë dhe BIRN-i i Jeta Xharrës në Kosovë me kontabilistë të njëjtë

REZERVAT E ROZETËS Kontaminohet sërish procesi i blerjes së Rezervave Shtetërore – përjashtohen të gjitha kompanitë vendore

DHOMA SPECIALE

BETEJA E FUNDIT‘Spekulimet të mos jenë fakte’ – UÇK përballë gjykimit që rrezikon të kthehet në precedent politik dhe historik

UÇK NË GJYQ Si po i shkelmon Specialja ligjet ndërkombëtare, duke shkelur të drejtat e njeriut në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së

Ekskluzive EKSKLUZIVE

AUDIO-INCIZIMI Zyrtarët e Speciales iu ligjëruan nxënësve të Kosovës se si UÇK-ja dyshohet se ka kryer krime, vrasje e tortura

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin