Lajmi është përditësuar.

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka nisur intervistimin e komisionerëve nga Vitia në lidhje me manipulimin e votave në zgjedhjet nacionale të 28 dhjetorit.

Këtë për VOX Kosova e ka konfirmuar për Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit.

“Jemi në proces të intervistimit në koordinim me prokurorin e shtetit të personave të dyshimtë të qendrës komunale të votimit në Viti, lidhur me veprën penale ‘Falsifikim i rezultateve të votimit’. Për ecurinë e hetimit të këtyre rasteve do të ju njoftojmë me kohë”, tha Hashani.

Pasi që rinumërimi i votave shpërfaqi manipulime tek votat e kandidatëve për deputetë brenda partive, Prokuroria nisi hetimet për këtë fenomen, duke intervistuar e ndaluar komisionerë në qytete të ndryshme, si në Prizren, Malishevë e Mitrovicë.