Ramush Haradinaj, Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht në Washington, duke nisur kështu vizitën zyrtare në SHBA.

Nga AAK-ja kanë njoftuar se Haradinaj është i ftuar në Lutjet e Mëngjesit “National Prayer Breakfast” dhe do të marrë pjesë në aktivitete zyrtare, si dhe do të zhvillojë takime me liderë politikë nga mbarë bota.

Në njoftim, theksohet se Haradinaj do të zhvillojë takime në Kongresin Amerikan dhe institucione të tjera në Washington, do të mbajë një fjalim në Capitol Hill dhe do të diskutojë për partneritetin strategjik, forcimin e marrëdhënieve bilaterale të Kosovës me SHBA-të, sigurinë rajonale dhe bashkëpunimin transatlantik, me theks në anëtarësimin e Kosovës në NATO.