Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, do ta vizitojë Kosovën këtë të diel.

Në Prishtinë, Hoxha fillimisht do të takohet me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, më pas me Kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Hoxha do të takohet edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, me të cilin pritet që të ketë një konferencë për media.

Në agjendë, Hoxha ka edhe takime me krerët e partive opozitare, Bedri Hamzën e Partisë Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Ardian Gjinin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Vizitën do ta përfundojë me një takim në bazën e KFOR-it, ku do të takohet me Komandantin e Misionit të NATO-s në Kosovë, Ozkan Ulutash.