Princi Harry ka bërë një vizitë surprizë në Kiev pas një ftese nga qeveria ukrainase, duke thënë se ai do të bëj “krejt çka është e mundur” për të ndihmuar shërimin e mijëra pjesëtarëve ushtarakë që janë lënduar seriozisht në luftën tri-vjeçare kundër Rusisë.

Më herët këtë vit është vlerësuar se lufta në Ukrainë veç se ka lënë 130 mijë persona me aftësi të përherëshme të kufizuara, ndërsa qeveria tani e ka vendosur rehabilitimin nëpërmjet sportit në zemër të politikës për ndihmë ndaj veteranëve.

“Ne nuk mund ta ndalim luftën por çfarë mund të bëjmë është të bëjmë gjithçka për të ndihmuar procesin e rehabilitimit”, ka thënë Princi Harry.