Antonio Costa, President i Këshillit Evropian, do ta vizitojë këtë të mërkurë Kosovën. Kjo vizitë e tij vjen në kuadër të turneut që po zhvillon në Ballkanin Perëndimor.

Costa do të takohet me Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.

Përveç krerëve të shtetit, sipas agjendës, Costa do të takohet edhe me përfaqësues të partive politike.

Vizita e tij vjen vetëm disa ditë para zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit.

Të martën, Presidenti i Këshillit Evropian vizitoi Shqipërinë. Atje u takua edhe me Kryeministrin Edi Rama.