Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të jetë nikoqire e presidentit të Hungarisë, Tamas Sulyok, i cili sot do të vizitojë Kosovën.
Kjo bazuar në agjendën mediale nga kabineti i presidentes, nëpërmjet së cilës mësohet se takimi do të zhvillohet në ora 16:00 në ambientet e zyrës presidenciale pranë Kuvendit të Kosovës.
Mediat do të kenë mundësi të marrin pamje nga pritja si dhe nga fillimi i takimit mes dy homologëve.









