Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian, do ta vizitojë Kosovën këtë të mërkurë.
Ajo pritet që në mesditë të arrijë në Kosovë, në kuadër të një turi në Ballkanin Perëndimor.
Në Prishtinë, von der Leyen pritet që ta takojë Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Para Kosovës, ajo ka qëndruar Shqipëri, Mali të Zi, Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi. Presidentja e Komisionit Evropian do ta përmbyllë vizitën e saj në Ballkanin Perëndimor në Shkup të Maqedonisë së Veriut.









