Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një fotografi me presidentin amerikan, Donald Trump.
Ai e ka ndarë këtë fotografi në rrjetin e tij social, Instagram, dhe ka shkruar me ironi se “u detyrua ta bëjë me inteligjencë artificiale”.
“Meqë s’e takova dot, siç thanë ata që çfarë nuk thonë, po asgjë s’bëjnë e s’na bëjnë dot, u detyrova ta bëj me IA. Po thuajuni atyre të bëjnë kujdes, se dro del që s’është IA dhe dalin prapë si kokrrat e kandarit”, shkroi Rama në Instagram.
Edi Rama, para një jave, mori pjesë në edicionin e tetë të Takimit të Këshillit Evropian të Korporatave, ku nga Nju Jorku trajtoi lidhjen mes paqes, zhvillimit ekonomik dhe mundësive që u krijohen brezave të ardhshëm.
https://www.instagram.com/p/Dd9mGkeRFEz/?utm_source=ig_embed&ig_rid=AWQzFbvOC5wXeutDsu-jX02









