Presidentja e Republikës së Kosovës ka vizituar familjën e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit, ndaj të cilit u shqiptua një denim i padrejtë nga Gjykata Speciale me 25 vjet burgim.
Njoftimin për këtë takim e dha Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës që tha se familja e tij është nderuar sot me praninë e Presidentes së Kosovës.
Ai ka theksuar se në këto ditë të vështira, jo vetëm për familjen e tij, por edhe për shtetin e Kosovës, nevojiten unitet, solidaritet dhe përkushtim i palëkundur.
“Na duhet unitet, solidaritet dhe përkushtim i palëkundur në betejat ligjore në përpjekjet për rikthimin në atdhe të çlirimtarëve tanë”, ka shkruar Krasniqi.









