Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, do ta vizitojë këtë të hënë të 19 tetorit Kosovën.

Në lidhje me këtë vizitë, Policia e Kosovës ka njoftuar për ndërmarrjen e disa masave të sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë –Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative”, thuhet në njoftim.

Deri më tani, nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga institucionet kosovare se me kënd do të takohet në Kosovë Presidenti malazez.