Forcat e Policisë janë shtuar në hapësirat përreth Kuvendit dhe Qeverisë, aty ku janë duke protestuar qytetarët, të cilët po kërkojnë që të votohet në lexim të dytë Ligji për Gjykatën Speciale.

Përforcimet policore kanë mbërritur me disa autobusë. Derisa policët po zbrisnin, protestuesit brohorisnin “marre, marre”.

Deri më tani situata ka qenë e qetë për dallim nga nata e kaluar.

Të hënën, Policia përdori gaz lotsjellës, sprej e ujë ndaj protestuesve.

Si pasojë e dhunës së Policisë, dhjetëra qytetarë mbetën të lënduar.