Një kamerë dere ka filmuar momentin kur një aeroplan i vogël është rrëzuar në Pembroke Pines, Florida. Piloti dhe tre pasagjerët e aeroplanit janë hospitalizuar me dëmtime të vogla trupore.
Bazuar në të dhëna nga FlightAëare, ky aeroplan ka fluturuar nga Turks dhe Caicos. Angelo Castillo, kryetari i Pembroke Pines, I ka bërë thirrje komisonit të qarkut që të hetojë sigurinë në aeroportin local North Perry, pasiqë aksidente të tilla kanë ndodhur shumë shpesh kohëve të fundit në këtë zonë.