Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në një intervistë për VOX Kosova ka treguar aryset se pse vendosi ta hidhte me vezë Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti brenda sallës së Kuvendit të Kosovës.

Ajo veprimin e saj protestues e lidhi me me mosrespektimin e afateve kushtetuese për konstituimin e Kuvendit nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.

“I shkeli afatet kohore dhe meqenëse u thirr një seancë pas një dite që po shkelet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, vendosa vetë, me iniciativë timen që nëse nuk konstituohet, ta bëj një veprim, sepse nuk ka kuptim që këto gjëra të kalojnë pa ndonjë veprim opozitar”, tha Kadrijaj.

Kadrijaj më pas ka sqaruar se veprimi i saj, siç e cilësoi, ishte në emër të sakrificës së popullit të Kosovës dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“E kam gjuajt për gjithë sakrificën që e ka ba populli i Kosovës për të arritë lirinë dhe pavarësinë. Për të burgosurit politik. Për të gjithë ata ushtarët në regjimin e Serbisë që kanë shku ushtarë janë kthyer në arkivol. Për gjithë sakrificën ka qenë ky veprim”, deklaroi Kadijaj.

Deputetja e Aleancës tha se për këtë veprim nuk ishin në dijeni bashkëpartiakët e tij dhe se këtë akt e ka bërë veç si Timja e UÇK-së.

“Jo, në fakt e ka gjuajt Timja e UÇK-së. Këtë akt e ka ba Timja e UÇK-së. Unë jam deputete. Jam deputete për herën e tetë që jam zgjedhë deputete”, deklaroi ajo.