Protesta me vezë ndaj Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, “ringjalli” ushtrinë e tij online kundër deputetes së AAK-së, Time Kadriaj.

Këshilltari i Kurtit, Hysamedin Feraj, duke harruar faktin që bashkëpunëtorja e tij, Mimoza Kusari-Lila, kishte komunikuar me terroristin Milan Radoiçiç për pazare të ligjeve, paturpësisht ka shkruar se Time Kadriaj më gjatë ka bashkëpunuar me Radoiçiçin sesa që ka qenë në UÇK.

“Gati e kishim harruar se Time Kadriaj ka qenë në UÇK-në, ndoshta sepse me vite të tëra ka bashkëpunuar me kriminelin e luftës Milan Radoiçiç. Zinxhir ngjarjesh: shefi i Timës e pat shpallë Radoiçiqin Zot shpie në Kosovë, së paku në pjesën veriore, Qeveria e Albinit e ndoqi me plumba, e shpalli në kërkim dhe të pandehur për krime lufte, Tima goditi Albinin… Ndoshta të dy, Tima e shefi i saj mund të thonë se nuk e kanë ditur se ka kryer krime lufte, sepse kur njeriu nuk do ta dijë, në një gjë ia arrin edhe këtij qëllimi. E tani cilën veprimtari të Timës ta kujtojmë, atë që zgjati pak apo atë që po e zgjat shumë?”, shkroi këshilltari i Kurtit në Facebook.