Shtetet e Bashkuara të Amerikës po rishikojnë të dhënat e mbi 55 milionë mbajtësve të vizave amerikane për të vlerësuar nëse kanë thyer kushtet për hyrje ose qëndrim në vend.
Njerëzit me viza amerikane do të jenë nën “veting të vazhdueshëm”, i ka thënë një zëdhënës i departamentit të shtetit agjencisë së lajmeve Associated Press.
Vizat do të merren nëse ka shenja të “qëndrimit më të gjatë, aktivitetit kriminal, kërcënimeve ndaj sigurisë publike, përfshirje në çfarëdo lloji të aktivitetit terrorist, ose ofrimit të ndihmës për ndonjë organizatë terroriste”, ka thënë një zyrtar.









