Vetëvendosja si mundësi Kandidatja për deputete merr 322 mijë euro fonde

Për katër vjet, ish-kandidates së Vetëvendosjes për deputete, Hasime Tahiri Hasanit i janë ndarë 322 mijë euro nga institucionet shtetërore të udhëhequra nga partia përmes së cilës ajo kërkoi vota. OJQ "Mundësia", ku Hasime Tahiri Hasani është drejtoreshë, përfitoi vazhdimisht fonde nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe nga Zyra e Kryeministrit.

322 mijë euro është vlera e fondeve, që organizatës me emrin “Mundësia” me seli në Mitrovicë, i janë ndarë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe Zyra e Kryeministrit, që nga viti 2021.

Dhe krejt kjo mbështetje nuk ngjan e rastësishme.

Siç tregojnë të dhënat, ka një lidhje të fortë politike, mes drejtuesve të kësaj organizate dhe partisë ende në pushtet.

Udhëheqësja e kësaj organizate, Hasime Tahiri Hasani, në zgjedhjet e vitit 2025 ishte pjese e listës së Vetëvendosje për deputetë, me numër 63.

Ajo hyri në listë përmes derës së partisë Alternativa, që e drejton Mimoza Kusari – Lila, që në legjislaturën e fundit shefe e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes.

Lidhja politike e Hasime Tahiri Hasanit me partitë në pushtet nuk mbaron me kaq.

Bashkëshorti i saj,  Shkumbin Hasani, është kryetar i degës së partisë Alternativa në Mitrovicë.

Sipas Raportit vjetor për mbështetjen financiare publike për organizatat joqeveritare, në vitin 2021, Mundësia mori 12 mijë euro nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe 25 mijë nga Zyra e Kryeministrit.

Referuar të njëjtit dokument, në vitin 2022 kjo organizatë mori nga MKRS-ja 30 mijë euro.

Në vitin 2023, Mundësia përfitoi një buxhet që plot organizata të tjera mund vetëm ta ëndërrojnë. Nga Ministria që e drejton Hajrullah Çeku, OJQ-së së ish kandidates së VV-së, për një projekt të titulluar “Funksionalizimi i Kompleksit Memorial “Isa Boletini”, iu ndanë 135 mijë euro për tre vite radhazi.

35 mijë euro për vitin 2023, e 100 mijë për vitet pasuese – 2024 e 2025.

Për vitet 2025, 2026 dhe 2027, organizatës së saj iu ndanë 120 mijë euro të tjera, nga 40 mijë për secilin vit.

Një përkrahje vjetore e barabartë sa ajo, për shembull, për Festivalin e Operës, organizuar nga tenori i famshëm Ramë Lahaj apo edhe për Panairin e Librit në Prishtinë.

Në rregulloret e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit një organizatë mund të kualifikohet për mbështetje buxhetore, nder të tjera nëse ajo ka “kryer të gjitha detyrimet nga mbështetja financiare paraprake, nëse kanë përfituar nga burimet publike të financimit”.

Nga MKRS nuk kanë dhënë përgjigje nëse kjo organizatë kishte mbyllur raportet e projekteve të mëhershme.

Zonja Hasime Tahiri Hasani e mohon përfshirjen e saj me Vetëvendosjen si faktor që ajo të përfitojë projekte në vlera të konsiderueshme.

“Nuk ka të bëjë kjo hiq, unë në atë e kam marrë ftesën edhe e kam provu fatin se nuk kam qenë aktive kurrë në politikë”, tha ajo.

Është e vërtetë që në Kosovë shpesh janë dhënë fonde nga paratë publike për njerëz të lidhur me struktura udhëheqëse, por raste të tilla si ky i Hasime Tahiri Hasani, me shuma që i afrohen gjysmë-milioni për organizata lokale, janë zhvillime të padëgjuara më herët.

Por, siç shihet edhe nga ky rast, Vetëvendosje e ka zgjedhur këtë metodë operimi, të financimit të njerëzve të vet, për ta mirëmbajtur klientelën që më pas përkthehet në numër votash.

LAJME

“QITNI SUBVENCIONET” Ministria e Bujqësisë ende nuk ua ka dhënë paratë mijëra fermerëve përfitues

REZERVAT SHTETËRORE “Rozeta Hajdari është dhe ndjehet fajtore”

LISTA PËR MARRE 10-shja e Albin Kurtit me dhjetëra skandale

FAKT YOU

LISTA PËR MARRE 10-shja e Albin Kurtit me dhjetëra skandale

Ekskluzive EKSKLUZIVE

REGJIMI Zyrtarja mes lotësh, drejtori ilegal i Çekut e detyroi të nënshkruajë kundërligjshëm emërimin e tij

HIPOKRIZIA KALON 1.2 miliardë euro mallra nga Serbia në qeverinë e atyre që rrëzonin kamionë e bllokonin kufij

DHOMA SPECIALE

SHTET N’VETI Për 9 vjet, rreth 406 milionë euro buxhet për Gjykatën Speciale

DËSHMIA AMERIKANE Hill thotë se ndjeu përgjegjësi morale të shkojë në Hagë në anën e Thaçit

BETEJA 2 Gjyqi i ri ndaj Thaçit në Speciale nis më 24 shkurt, do të zgjasë dy javë

INTERVISTA

INTERVISTË ME ALI AHMETIN – HAGA DHE ZGJEDHJET NË MAQEDONI

“NGA KUSH U PAGUA?” Xhavit Haliti kërkon dorëheqjen e Dimal Bashës

Intervistë me Avdullah Hotin: Albin Kurti do kaos