Më shumë se 100 persona janë vrarë në Gaza si pasojë e sulmeve izraelite në 24 orët e fundit, kanë thënë autoritetet shëndetësore që udhëheqen nga Hamasi.
Kjo ministri, raportoi për 104 vdekje dhe 399 njerëz të lënduar vetëm gjatë këtyre 24 orëve.
Ministria nuk diferencon luftëtarët dhe civilët, ndaj viktimat nuk mund të verifikohen.
Bazuar në të dhënat palestineze, më shumë se 60,100 persona janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës, ndërsa 146,200 janë lënduar.









