Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e mësoi gjatë një konference për shtyp se një marrëveshje paqeje mes Izraelit dhe Hamasit, për fazën e parë, ishte afër.
Teksa po fliste me disa nga vartësit e tij, iu bashkua edhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio.

Ai i dorëzoi një letër dhe i tha diçka në vesh.

Në letër shkruante:


“Shumë afër. Na duhet ta miratosh së shpejti një postim në Truth Social, që të mund ta shpallësh i pari marrëveshjen.”

Letra e Rubios për Trump

Më pas, Trump njoftoi mediat se një marrëveshje ishte afër.


“Sapo më dha një shënim Sekretari i Shtetit, duke më thënë se jemi shumë afër një marrëveshjeje në Lindjen e Mesme dhe se do t’u duhet prania ime mjaft shpejt, ndaj do të marrim edhe disa pyetje të tjera. Tani duhet të shkoj për të provuar të zgjidh disa probleme në Lindjen e Mesme, megjithëse jam shumë mirë i përfaqësuar nga Sekretari ynë i Shtetit”, tha Trump.

Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për fazën e parë të një armëpushimi të ndërmjetësuar nga SHBA, që do të mundësojë lirimin e shpejtë të të gjithë pengjeve që mbahen në Gaza, tërheqjen e forcave izraelite deri në një pikë të dakorduar dhe lirimin e disa të burgosurve palestinezë.

Presidenti Donald Trump tha se pengjet ka gjasa të lirohen të hënën, shkruan CNN.
Njoftimi i tij për marrëveshjen nuk trajtoi disa çështje të pazgjidhura në propozim, përfshirë çarmatimin e Hamasit dhe qeverisjen e ardhshme të Gazës.

Postimi i Trump në Truth Social

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e quajti marrëveshjen një “sukses diplomatik dhe fitore kombëtare e morale” për vendin e tij.
Hamasi falënderoi Trumpin dhe të gjithë ndërmjetësuesit e përfshirë: Katarin, Egjiptin dhe Turqinë.

Marrëveshja u prit me festime dhe skena gëzimi në Gaza dhe Izrael, megjithatë banorët në të dy anët shprehën frikën se marrëveshja mund të dështojë ende.