Vërshimet në Pakistan U kthye për t’u martuar gjeti 24 familjarë të vdekur

Vërshimet e shkaktuara nga musoni më i keq i këtij viti, që filloi në veriperëndimin malor, janë shpërndarë në pjesë të tjera të vendit me 240 milionë banorë, duke shkaktuar vdekje dhe shkatërrim në numër të madh.

Vërshimet në Pakistan U kthye për t’u martuar gjeti 24 familjarë të vdekur

Një banor kalon pranë mbetjeve të një automjeti të mbetur mes shkëmbinjve dhe gurëve të mëdhenj, pas një stuhie që shkaktoi reshje të dendura shiu dhe përmbytje në zonën Qadir Nagar, në distriktin Buner, provinca Khyber Pakhtunkhwa, Pakistan

Dy ditë para dasmës së tij, Noor Muhammad pati një telefonatë të gjatë me nënën e tij, vetëm pak orë para se vërshimet në Pakistan e mbytën atë bashkë me 23 anëtarë tjerë të familjes dhe të afërm.

“Nuk mund ta shpjegojë sa e lumtur ishte ajo”, tha ai afër rrënojave të shtëpisë së familjes së ti me 36 dhoma.  

Fshati Buner është tri orë e gjysmë larg kryeqytetit Islamabad.

“Çdo gjë kishte përfunduar”, lotonte Muhammad, 25 vjeçar, ndërsa të afërm të tjerë e vajtonin ulur në shtëpinë e tij të rrënuar, duke thënë se nuk kishte mbetur asgjë kur ai u kthye në shtë[i përveç gurëve dhe rrënojave.

“Vërshimet erdhën, vërshime shumë të mëdha erdhën dhe morën me vete çdo gjë, shtëpinë, nënën, motrën, vëllain, axhën, gjyshin tim dhe fëmijë”.

Muhammad punon në Malajzi. Ai arriti në aeroportin e Islamabadit më 15 gusht për të shkuar në shtëpi, ku po përgatitjet për dasmën e tij ishin thuaj se gati për dy ditë më vonë.

Në fakt, ai mori pjesë në 24 varrime.

Ai varrosi nënën e tij, vëllain e motrën, tha ai, duke shtuar se babai dhe vëllai tjetër mbijetuan pasi kishin shkuar ta marrin nga aeroporti.

Pjesa e tjetrës qenë fatalitete në mesin e familjes së axhës së tij, me të cilin ndante shtëpinë e ndërtuar nga gjyshi i tij, dhe të afërm që po merrnin pjesë në martesën e tij.

E fejuara e tij mbijetoi. Shtëpia e saj ishte larg zonave të prekura nga vërshimet.

LAJME

MBULESA E PUSHTETIT Ky është prokurori që mbylli në sirtar dosjen e telefonit të Faruk Mujkës

VJEDHJA E VOTAVE Prokurorja Pula: Komisionerët e të gjitha partive të mëdha janë të përfshirë

ZGJEDHJET Rinumërohen 688 nga 2557 vendvotime

FAKT YOU

MBULESA E PUSHTETIT Ky është prokurori që mbylli në sirtar dosjen e telefonit të Faruk Mujkës

VV-JA I SHPËRBLEN Çka ndodh me njerëzit që vjedhin vota në Kosovë?

MASHTRIMI I MADH Gënjeshtra e Albin Kurtit për Padinë për Gjenocid ndaj Serbisë

DHOMA SPECIALE

PA LIRI Veselit, Selimit e Krasniqit u vazhdohet paraburgimi pak ditë para fjalëve përfundimtare

KARMA SPECIALE Jack Smith e Nicolas Guillou – nga përndjekës të UÇK-së në të hetuar e sanksionuar nga SHBA-të

GODITJE SMITHIT “U mësua në Hagë…” – Washington Post editorial për qëndrimet e pakëndshme të Jack Smith-it për “fjalën e lirë”

INTERVISTA

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin

Ekskluzive Si u bë shef militanti i Vetëvendosjes/ përfshirja e Albulena Haxhiut, flet në detaje Drejtori i Burgjeve, Ismail Dibrani