Një sasi e madhe uji ka vërshuar punishten për ndërtimin e urës së re mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Mediat lokale nga ky qytet kanë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, në të cilin shihet sasi e madhe e ujit që ka dëmtuar punishten.
Sipas Veriu.info e Jepi Zë, vërshimi ka ndodhur sepse dikush qëllimisht ka lëshuar ‘branën’ në Liqenin e Ujmanit.
Shumë pajisje pune, ndër to një eskavator i mbuluar nga uji, janë dëmtuar nga ky vërshim.
Edhe pronari i kompanisë që po kryen punimet atje, Jahir Nimani, ka lënë fajin në ndonjë veprim dashakeq të ndonjë njeriu. Ai ka thënë po ashtu ka thënë se uji i ka shkaktuar dëme të mëdha në pajisje dhe në material.
Ai gjithashtu bëri me dije se policia ka dalë në vendngjarje.









