Policia e Kosovës ka gjetur armë, një granatë dorë, dy uniforma dhe një pajisje për pastrimin e armëve në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok.

“Policia gjatë patrullimit – kontrollit në  një shtëpi të  pa banuar kanë gjetur dhe konfiskuar: një AK-47 me pesë karikator të mbushur me 68 (gjashtëdhjetë e tetë) fishekë, dy uniforma të kamufluara, pajisje për pastrimin e armëve dhe një granatë dore,  ku këtë të fundit e kanë tërhequr njësiti i EOD-së”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Lidhur me këtë rast, Policia ka nisur hetimet.