Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë duke zhvilluar një operacion policor në Zubin Potok dhe në Zveçan, nën dyshimet për vrasje të rëndë, sulm ndaj personit zyrtar gjatë detyrës dhe rrezikim të personelit të Kombeve të Bashkuara.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, janë duke e zbatuar një urdhër të Gjykatës, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, për të kryer bastisje në nëntë (9) lokacione, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale”, thuhet në njoftim të Prokurorisë.

Operacioni njoftohet se po mbështetet edhe nga njësi të tjera të Policisë së Kosovës, ndërsa të gjitha veprimet hetimore thuhet se po kryhen në përputhje me Kodin e Procedurës Penale.