VERI Konfiskohet sërish armatim, s’ka të arrestuar

Policia ka konfiskuar sërish armatim në Veri, gjë për të cilën nuk është arrestuar asnjë person, por dyshohet se i përkisnin një të dyshuari për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, i cili është në kërkim.

VERI Konfiskohet sërish armatim, s’ka të arrestuar

Foto: Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka zbuluar sërish pajisje dhe veshje ushtarake në Veri. Sipas njoftimit, mëngjesin e së enjtes (18 shtator 2025), rreth orës 09:45, njësia e hetimeve e Stacionit Policor në Zveçan ka gjetur në një rimorkio të braktisur, dy thasë me uniforma, municion dhe pajisje tjera ushtarake.

Gjatë kontrollit janë konfiskuar: një uniformë ushtarake kamufluese, pesë karikatorë me 132 fishekë të armës AK-47, pesë fatrolla për mbajtje të karikatorëve në gjoks, katër palë pantallona dhe katër jakne ushtarake, tre fotrolla për radiolidhje, një antiplumb, dy rripa brezi ushtarak, një jelek taktik, një çantë taktike, një helmetë e gjelbër, një kapelë dhe një dritë rrotative.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa rasti është proceduar në Prokurorinë e Shtetit, e cila ka urdhëruar inicimin e hetimeve për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Për këtë rast nuk është arrestuar asnjë person. Policia dyshon se këto armë i përkasin një të dyshuari, i cili është në kërkim për rastin Banjska – sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023.

LAJME

NO COMMENT Ambasadori francez flet për deklaratat e Rrustemit të VV-së

ZGJEROHET KONSPIRACIONI VV akuzon ambasadorët e vendeve aleate se po e shkatërrojnë Kushtetuesen me ndërhyrje

E TMERRUAR DHE E NGRIRË Vjosa Osmani doli e dha një intervistë ku na tregoi se ajo është mashtruesja e vjetër në rolin e ri

FAKT YOU

E TMERRUAR DHE E NGRIRË Vjosa Osmani doli e dha një intervistë ku na tregoi se ajo është mashtruesja e vjetër në rolin e ri

KATALOGU I SHARJEVE DHE SULMEVE Vetëvendosje tash kërkon shpëtim tek Gjykata Kushtetuese

DEKADA E HUMBUR Kosova është në krizë politike që më shumë se 10 vjet, me kryeprotagonistin Albin Kurti

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin