Mos-miratimi nga KQZ i listës së kandidatëve për deputetë nga radhët e Listës Serbe, për Ambasadën Amerikane  në Kosovë “është në kundërshtim me të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur në mënyrë demokratike përfaqësuesit e tyre”. Sipas një deklarate dhënë për REL-in nga një zëdhënës i kësaj Ambasade, “çdo përpjekje për të shkelur këtë parim bazë minon partneritetin mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, të shtunën (31 janar, 2026) shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Aty me votën kundër të anëtarëve të Vetëvendosjes dhe me abstenimin e anëtarëve nga partitë tjera, nuk u miratuan emrat nga Lista Serbe.

Ndërkaq sot(e hënë, 2 shkurt), Lista Serbe u ankua në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.