Sipas Sekretarit Amerikan të shtetit, Marco Rubio, “Serbia është përfshirë në çështje problematike dhe shpërthyese”, por pa shpjeguar hollësisht se për çka bëhet fjalë. Para gazetarëve në New York, më 23 shtator, Rubio tha se këto çështje në të cilat është përfshirë Serbia, “tërheqin vëmendjen ndërkombëtare”.
“Është e qartë se Serbia është e përfshirë në çështje të caktuara që janë potencialisht problematike dhe shpërthyese dhe që tërheqin vëmendjen ndërkombëtare”, citon REL të ketë thënë Rubio.
Megjithatë, siç shprehet Rubio, SHBA dhe Serbia kanë një partneritet strategjik, i cili synohet të thellohet.
“Ne synojmë ta bëjmë këtë, ndërkohë që njëkohësisht adresojmë problemet e mundshme që mund të shfaqen, për të cilat e di se janë thellësisht të rëndësishme edhe për vetë ata”, tha Rubio.









