Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesëpadinë e Qeverisë së Kosovës, konkretisht Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal kundër kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, për vendimin e këtij të fundit në vitin 2024, përmes së cilit formonte tri drejtori të reja.
Në konstatimin e saj, Gjykata ka thënë “se kërkesa është e pabazuar”, andaj e ka rrëzuar krejtësisht pretendimin e MAPL-së.
“Vetëvendosje, po e përsëris: ju jeni fatkeqësia e këtij vendi. Keni ardhur në pushtet tu linçu, fabriku e tu tentu me denigroni njerëz. Njejtë keni me perfundu!”, ka shkruar Rama pas vendimit.
Në vitin 2024, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e kishte dërguar në Gjykatë kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.
Arsye për këtë ishte themelimi i tri drejtorive të reja në kryeqytet; Drejtoria e Pronës dhe Kadastrit, Drejtoria për Transformimin e Kryeqytetit dhe Drejtoria e Planifikimit, Urbanizimit dhe Mjedisit.
Sipas MAPL-së asaj kohe, vendimi ishte marrë në kundërshtim me procedurat administrative dhe aktet ligjore në fuqi.
DOKUMENTET:











