Zëvendës-presidenti i SHBA-së, JD Vance, ka reaguar pas operacionit të gjerë ushtarak që shteti i tij kreu në Venezuelë.
Në një reagim të publikuar në platformën X, Vance ka deklaruar se Maduro tashmë është i vetëdijshëm për vendosmërinë e presidentit amerikan.
“Maduro është njeriu më i ri që e kupton se Presidenti Trump e ka për seriozisht atë çfarë thotë. Urime për operatorët tanë specialë që realizuan një operacion vërtetë mbresëlënës”, shkroi Vance në një postim në X.
“Presidenti ofroi disa rrugëdalje, por gjatë gjithë procesit ishte shumë i qartë: trafiku i drogës duhet të ndalet dhe nafta e vjedhur duhet t’i kthehet Shteteve të Bashkuara”, tha po ashtu i dyti i SHBA-së.









