Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vendosur që Lumir Abdixhiku të vazhdojë mandatin e tij si kryetar i partisë.
VOX Kosova mëson se kundër shkarkimit të Abdixhikut kanë qenë 170 vota, pro shkarkimit të tij 152 vota dhe pesë abstenime.
Lumir Abdixhiku para fillimit të Kuvendit ka paralajmëruar se në fund do të deklarohet para mediave.









