Gjykata Kushtetuese e Tajlandës ka larguar nga zyra kryeministren e suspenduar, Paetongtarn Shinawatra, pasi e kanë gjetur fajtore për shkelje etike rreth një telefonate kontraverse me ish-liderin e Kamboxhias, Hun Sen.
Nëntë gjyqtarët kanë vendosur se politikania 39-vjeçare kishte “shkelur seriozisht” standardet etike të nevojshme për të qenë kryeministër, gjatë telefonatës së saj me Hun Sen në qershor, në të cilën ajo diskutonte përpjekjet për parandalimin e eskalimit të një konflikti vdekjeprurës në kufi.
Gjykata po ashtu ka thënë se kryeministrja ka pasur “mungesë të demonstrueshme të sinqeritetit dhe integritetit” dhe se kishte vendosur interesin personal para atij shtetëror gjatë bisedës.
Në bisedën e zbuluar, Paetongrtarn u dëgjuar duke iu drejtuar Hun Sen si “axhë”, ndërsa kritikonte një komandant të lartë tajlandez duke e përshkruar si “kundërshtar”.
Gjykata e kishte suspenduar Paetongtarn më 1 korrik deri në vendimin e gjykatës.









