Nga 3 deri më 9 nëntor do të mbahet fushata parazgjedhore në Kosovë për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave.

Kështu është vendosur në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që është mbajtur këtë të premte.

Po sipas vendimit të KQZ-së, nga 26 tetori deri më 29 nëntor, është planifikuar që të bëhet dërgimi i fletëvotimeve për votuesit jashtë Kosovës, të cilët janë regjistruar gjatë raundit të parë.

Edhe mediat, OJQ-të, organizatat ndërkombëtare dhe përfaqësuesit diplomatike, do të duhet që të konfirmojnë vëzhguesit e tyre nga 31 tetori deri më 3 nëntor 2025.