10 ditë e shtatë orë do të zgjasë fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 07 prillit, rrjedhimisht nga data 28 maj deri më 07 qershor në orën 06:59. Ky është vendimi që u mor sot në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
KQZ gjithashtu përcaktoi se deklarimi i partive politike për pjesëmarrje ose mospjesëmarrje në zgjedhje dhe për formimin e koalicioneve bëhet nga 1 maj deri më 7 maj 2026.
Aplikimi për certifikim të subjekteve politike (përfshirë koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) zhvillohet nga 2 maj deri më 10 maj 2026, ndërsa dorëzimi i listave të kandidatëve për deputetë bëhet nga 2 maj deri më 12 maj 2026.
KQZ vendos për certifikimin e subjekteve politike deri më 10 maj 2026, ndërsa për kandidatët deri më 15 maj 2026.
Shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim hidhet më 16 maj 2026.
Regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës bëhet nga 6 maj deri më 17 maj 2026, ndërsa votimi përmes postës zhvillohet nga 25 maj deri më 6 qershor 2026.
Votimi në përfaqësi diplomatike do të mbahet më 6 qershor 2026, nga ora 07:00 deri 19:00.
Brenda vendit, periudha për kundërshtimin dhe korrigjimin e listës së votuesve zgjat nga 6 maj deri më 18 maj 2026.
Po ashtu, KQZ ka paraparë afate për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta, akreditimin e vëzhguesve dhe emërimin e komisioneve zgjedhore komunale dhe këshillave të vendvotimeve gjatë muajit maj.
Buxheti i planifikuar dhe miratuar për organizimin e këtyre zgjedhjeve është saktësisht 10,887,186.445 euro.










