Gjykata Themelore në Pejë ia ka caktuar një muaj paraburgim Jeton Sylajt, ish-bashkëshkorit të Arlinda Zekajt, e cila u vra të dielën e 25 tetorit nga kunati i saj me sëpatë.
Në njoftimin e saj, Gjykata ka thënë se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e paraburgimit ndaj Sylajt, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.
“Gjyqtarja e Procedurës Paraprake, Selvije Morina Zejnaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë dhe ndaj të pandehurit J.S. ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, në përputhje me nenin 184, paragrafi 1, nënparagrafët 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1, të KPPRK-së. Masa e paraburgimit llogaritet nga data 25.10.2026, në ora 20:00, deri me 24.11.2026, në ora 20:00”, thuhet në njoftim.
Sylaj dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj tashmë të ndrejrës Zekaj, si dhe e kishte kanosur disa herë.









